
Mbështetja e fëmijëve jetimë
Mbështetje për fëmijët që kanë humbur njërin ose të dy prindërit, dhe për familjet që kujdesen për ta.
Shoqata Humanitare Tradita · Podujevë
Tradita mbështet fëmijët jetimë, ndihmon familjet në vështirësi dhe hap rrugë për edukim, me vullnetarë nga komuniteti ynë.

Çdo aplikim shqyrtohet me kujdes dhe në mënyrë konfidenciale nga stafi ynë.
Çfarë bëjmë
Katër fusha ku Tradita u qëndron pranë familjeve dhe komunitetit.

Mbështetje për fëmijët që kanë humbur njërin ose të dy prindërit, dhe për familjet që kujdesen për ta.

Ndihmë për familjet dhe individët që përballen me vështirësi.

Kurse në anglisht, gjermanisht, matematikë dhe inteligjencë artificiale, si dhe mjete shkollore për nxënësit.

Mbështetje financiare për studentët e nivelit universitar.


Kush jemi
Tradita është shoqatë humanitare me seli në Podujevë. E udhëhequr nga vullnetarë, ajo shpërndan ndihma, mbështet fëmijët jetimë dhe familjet e tyre, ofron kurse dhe bursa për të rinjtë.
Çdo ndihmë jepet me respekt për dinjitetin e njeriut dhe në mënyrë konfidenciale.
Nga puna jonë

Vullnetarët e Traditës shpërndanë pako me ndihma për familjet në nevojë.
Edukimi
Kurs bazë i gjuhës gjermane, niveli A1.
Hapat e parë në gjuhën angleze: fjalë, shprehje dhe biseda të përditshme.
Ndihmë në matematikë për nxënësit e shkollës fillore dhe të mesme.