Shoqata Humanitare Tradita

Programet

Bursat studentore

Mbështetje financiare për studentët e nivelit universitar.

Rreth programit

Tradita beson se asnjë student i talentuar nuk duhet ta ndërpresë shkollimin për shkak të vështirësive ekonomike. Për këtë arsye ofron bursa për studentët e nivelit universitar.

Bursa studentore 2025/2026

Për vitin akademik 2025/2026, Tradita ofron mbështetje financiare prej 70€ në muaj për një vit akademik për studentët e nivelit universitar.

Njoftimet për thirrjet, kushtet dhe afatet publikohen te Lajme. Për pyetje, na kontaktoni.

Çfarë duhet të dini

  1. Kujt i shërben

    Studentë të nivelit universitar.

Pyetje të shpeshta

Si aplikohet për bursë?

Mënyra e aplikimit dhe afatet njoftohen në çdo thirrje te faqja Lajme. Bursat nuk aplikohen përmes formularëve të ndihmës në këtë faqe.