
Data e aktivitetit: Mbështetja e fëmijëve jetimë
Vullnetarët e Traditës u shpërndanë fëmijëve pako me dhurata.
Programet
Mbështetje për fëmijët që kanë humbur njërin ose të dy prindërit, dhe për familjet që kujdesen për ta.

Humbja e një prindi e ndryshon jetën e një fëmije dhe të gjithë familjes. Përmes këtij programi, Tradita u qëndron pranë fëmijëve jetimë dhe atyre që kujdesen për ta, me ndihmë të përshtatur për nevojat e secilës familje.
Mbështetja mund të përfshijë pako ushqimore dhe higjienike, dhurata dhe mjete shkollore për fëmijët, si dhe ndihmë në raste të veçanta. Çdo familje trajtohet me respekt dhe në mënyrë konfidenciale.
Fëmijë nën 18 vjeç që kanë humbur njërin ose të dy prindërit, dhe prindi, kujdestari ose familjarët që kujdesen për ta.
Aplikimin e bën një person i rritur që kujdeset për fëmijën:
Çdo aplikim shqyrtohet individualisht nga stafi i Traditës.
Gjatë shqyrtimit mund t’ju kërkohen:
Nuk është e detyrueshme t’i dërgoni që në fillim. Mund t’i ngarkoni në formular nëse i keni gati, ose t’i sillni kur t’ju kërkohen.
Nëse nuk mund ta përdorni formularin, na telefononi dhe ju ndihmojmë.
Jo. Mund të aplikoni pa dokumente. Nëse nevojiten, stafi ynë ju kontakton pas shqyrtimit fillestar.
Prindi, kujdestari ose një person i rritur i autorizuar nga familja. Fëmijët nuk duhet ta plotësojnë vetë formularin.
Jo. Të dhënat e aplikimit i sheh vetëm stafi i autorizuar dhe nuk publikohen kurrë. Fotografitë e fëmijëve publikohen vetëm me pëlqimin e veçantë të familjes.
Nga puna jonë

Data e aktivitetit: Mbështetja e fëmijëve jetimë
Vullnetarët e Traditës u shpërndanë fëmijëve pako me dhurata.