Tradita fton fëmijët, të rinjtë dhe të rriturit të regjistrohen në kurset e saj. Kurset mbulojnë gjuhën angleze, gjuhën gjermane, matematikën dhe inteligjencën artificiale.
Regjistrimi bëhet përmes formularit në faqen Kurset. Për pjesëmarrësit nën 18 vjeç, regjistrimin e bën prindi ose kujdestari.
Regjistrimi shpreh interesin tuaj dhe nuk garanton vend në kurs. Pas regjistrimit ju kontaktojmë për orarin.


